Osimhen për yllin e ri të Milan-it: Është një super talent

Futboll

Osimhen për yllin e ri të Milan-it: Është një super talent

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:50
Osimhen

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen foli për “TvPlay”, duke treguar gjithashtu disa anekdota për fazat fillestare të karrierës së tij dhe duke mbrojtur fuqishëm bashkatdhetarin e tij Samuel Chukwueze, i cili aktualisht po përpiqet të konfirmohet te kuqezinjtë, i frenuar nga një dëmtim i pësuar me kombëtaren javët e fundit:

“Chuk është një talent i madh për moshën e tij. Unë gjithashtu kam pasur vështirësi dy muajt e parë në Itali. Seria A është një kampionat shumë i fortë.

Ai erdhi nga një kampionat tjetër, unë mund të vë bast jetën time për talentin e tij. Ai duhet të besojë në talentin e tij dhe do t’ia dalë”.

Ish-lojtari i Villarrealit, një nga goditjet e Milan-it në merkaton e verës, ka grumbulluar vetëm 290 minuta në fushë këtë sezon: nëntë paraqitje të cilat nuk kanë dhënë gola apo asiste për momentin.

Një dëmtim në kofshën e majtë e pengoi atë të marrë pjesë në ndeshjen kundër Mozambikut me kombëtaren e tij dhe pas mungesës kundër Juventusit dhe Paris Saint-Germain-it, ai me siguri do të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme kundër Napolit.

Për ta marrë atë nga Villarreali, kuqezinjtë paguan rreth 20 milionë euro, plus tetë milionë bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat