Ancelotti tregon çelësin e suksesit në “El Clasico”

Futboll

Ancelotti tregon çelësin e suksesit në “El Clasico”

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:15
Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk mund ta fshihte lumturinë pas fitores në “El Clasico”, që erdhi falë një dygolëshi të lojtarit më të mirë të “Los Blancos” në këtë fillim sezoni, Jude Bellingham.

“Çelësi i fitores ishte diferenca në qëndrim nga pjesa e parë në pjesën e dytë.

Në të parën ishim të ngadaltë, të dobët, jo shumë agresivë, nuk ishim në nivelin tonë, por në të dytën ndodhi e kundërta. Hyrja e Modricit ishte thelbësore, filluam të kishim më shumë zotërimin e topit dhe Bellingham ishte shumë efektiv”, tha italiani, duke pranuar se ishte i befasuar nga seria e golave ​​të ish-futbollistit të Borussias së Dortmundit, i cili ka shënuar 13 gola në po kaq ndeshje.

“Ne jemi shumë të befasuar nga Bellingham, veçanërisht nga efektiviteti i tij.

Ai po shënon shumë, duket si një veteran. Po bën diferencën dhe na ndihmoi të arrinim fitoren në një stadium shumë të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat