Synon mesfushorin e Juventus

Futboll

Synon mesfushorin e Juventus

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:00
Juventusi

West Ham po mendon seriozisht për merkaton e janarit, me trajnerin Moyes që kërkon të përforcojë skuadrën dhe sidomos repartin e mesfushës.

Së fundmi, mediet britanike kanë raportuar se anglezët kanë nisur nga puna dhe kanë “piketuar” lojtarin e Juventusit, Manuel Locatelli.

Drejtuesit e West Ham kanë bërë gati ofertën e parë dhe bëhet fjalë për 35 milionë euro, ndërsa 25-vjeçari ka kontratë deri në qershorin e vitit 2026 me Juventus.

Interesi i klubeve angleze është rritur ndjeshëm për tregun italian, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse ky operacion do të finalizohet me sukses apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat