Ronaldo thyen heshtjen pasi Messi fitoi Topin e Artë

Futboll

Ronaldo thyen heshtjen pasi Messi fitoi Topin e Artë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:36
Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen për faktin që Lionel Messi e fitoi Topin e Artë numër tetë në karrierë, duke komentuar disa “figura” (emoji) në një video në të cilën përqeshet superylli argjentinas.

Ky rekord i arritur nga Messi e çon atë në tre Topa të Artë më shumë se ylli i Al Nassrit, Ronaldo.

Gazetari spanjoll, Tomas Roncero postoi një video ku ai tha: “Përshëndetje miq. Ajo të cilën ne e dinim ndodhi, ata do t’i jepnin Messit një tjetër Top të Artë sërish. Ai shkoi të pensionohej në Miami, edhe pse dukej se ai ishte i pensionuar te PSG duke u përgatitur për Kupën e Botës. Ai e fitoi Kupën e Botës, po, mirë, por me gjashtë penallti. Kupa e Botës ishte 10 muaj më parë, është nëntori. Messi ka tetë Topa të Artë, ai duhet të kishte pesë. Ai kishte Topin e Artë të Iniestas dhe Xavit, Lewandowskit që fitoi gjashtë trofe brenda një sezoni, dhe të Haaland që ishte top golashënuesi”.

Duke komentuar në videon e Ronceros në “Instagram”, Ronaldo vendosi katër figura (emoji) qesharake – ende nuk dihet se çfarë nënkuptonte ylli portugez me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat