Te Kukësi protestojnë për penalltinë

Futboll

Te Kukësi protestojnë për penalltinë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:54
Oltion Kërnaja - majtas

Oltion Kërnaja, zëvendëstrajneri i Kukësit, ka shprehur hapur pakënaqësinë e verilindorëve për vendimin e gjyqtarit Andi Koçi për të mos dhënë penalti në favor të verlindorëve pas një ndërhyrje të Fangajt ndaj Rashitit në zonë.

“Nuk mendoj se është rezultati më i drejtë i ndeshjes. Bëmë një ndeshje shumë të mirë, si vijim i ndeshjeve të kaluara, luajtëm si të barabartë. Ato që ndikuan ishin fragmentet, penalltia, pakujdesi tonat dhe Egnatia i shfrytëzoi siç duhet.

Në pjesën e dytë ne kaluam me strategji tjetër, mbanim topin, shkuam rrjedhshëm te porta, si rasti i Muratit që erdhi goditja me kokë e Rashitit që bëri penallti Sherri. Edhe rasti i penalltisë që nuk u dha nga arbitri, ishte një rast që ndryshonte komplet rrjedhën e lojës.

Nëse mbrojtësi nuk ka devijuar topin, çfarë do bënte sulmuesi? Ai ishte në zotërim të topit dhe një kundër një me portierin, kjo në gjithë botën është penallti.

Në disa raste që kemi arë, asnjëherë mbrojtësi që mund të godasë topin, nuk mund të godasë sulmuesin më pas se është përsëri penallti. Kjo është rregullorja”, tha zëvendëstrajneri i Kukësit për “MCN” pa ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat