Maribori shënon nëntë gola në Kupë

Futboll

Maribori shënon nëntë gola në Kupë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 21:32
Pamje nga ndeshja

Maribor fitoi me rezultatin e thellë 9:0 në ndeshjen e raundit të 1/32 ndaj Jurovski Dol.

Gjigandët sllovenë ishin të pandalshëm teksa në këtë festival të golave mori pjesë edhe Xhuljano Skuka.

Ish-sulmuesi i Partizanit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 79, teksa ishte goli i shtatë i ndeshjes për Mariborin. Skuka realizoi një gol të bukur teksa kaloi edhe portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë për të realizuar.

Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë me fanellën e Maribor në 12 ndeshje të zhvilluara me sllovenët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat