Ibra injoron

Futboll

Ibra injoron

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 13:45
Ibrahimoviç

Triumfi i tetë i Lionel Messit në garën e “Topit të Artë” ka ngjallur jo pak polemika dhe kundërshti. Ka pasur nga ata që kanë dalë hapur kundër dhënies së këtij çmimi prestigjioz për yllin argjentinas, i cili prej verës së këtij viti është transferuar në MLS, tek Inter Miami.

Lothar Matthaus doli i pari publikisht kundër kësaj zgjedheje, duke e konsideruar votimin për “Topin e Artë” si një proces fals, ndërsa në këtë linjë ka shkuar edhe Zlatan Ibrahimovic. Ish-sulmuesi i shquar suedez ka shprehur gjithmonë simpatinë për Lionel Messi, e ka konsideruar më të mirin në histori, por kësaj radhe nuk pajtohet me shkuarjen e “Topit të Artë” për të:

“Cili e meritonte ‘Topin e Artë’ 2023? Messi apo Haaland? Kujt i intereson.

Pse iu japim rëndësi çmimeve si ky, ku një tufë gazetarësh budallenj mblidhen dhe tregojnë paragjykimin e tyre ndaj disa lojtarëve?”

Gazetari që e pyeti ndërhyri në këtë moment: “Epo, çdo futbollist e aspiron këtë trofe. A nuk mendoni kështu edhe ju?” Zlatan vazhdoi në të njëjtën linjë: “Jo, të rinjtë e ndjeshëm nuk duhet të aspirojnë kurrë për çmime të tilla. Të gjithë e dimë se ‘Topi i Artë’ iu jepet atyre që kanë pasur PR më të fortë atë vit. Më vjen keq për Haaland, më vjen keq edhe për ata që i marrin seriozisht këto çmime,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat