Di Maria ironizon legjendën gjermane

Futboll

Di Maria ironizon legjendën gjermane

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:45
Di Maria

Lottar Matthaus, ish-futbollist i përfaqësueses gjermane, legjendë e Bayernit të Mynihut, kritikoi ashpër procesin e votimit të Topit të Artë për edicionin që sapo u mbyll.

Për ish-lojtarin, çmimi i “France Football” për lojtarin më të mirë në botë, është farsë, duke shtuar se “Haaland luajti shumë më mirë se Messi”.

Sipas tij argumentoi se Haaland bëri më shumë gjatë gjithë vitit për të marrë trofeun.

Di María, anësori i Benficas dhe fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, ashtu si Messi, doli në mbrojtje të shokut të tij të skuadrës.

Në një postim në Instagram nga “Diário Olé”, një gazetë argjentinase, për fjalët e Matthaus, futbollisti që shënoi në finalen e Kupës së Botës, komentoi “shko qaj diku tjetër”, duke iu drejtuar gjermanit.

Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë. Performanca e “yllit” argjentinas në Botërorin e kaluar ishte arsyeja kryesore që e mori këtë çmim, për të cilin ai kishte si rivalin më të fortë sulmuesin Erling Haaland..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat