Marcelo: “Kupa Libertadores ? Titulli më i rëndësishëm

Futboll

Marcelo: “Kupa Libertadores ? Titulli më i rëndësishëm

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:11
Marcelo

Fluminense fitoi edicionin e 64-t të Copa Libertadores, e para në historinë e klubit

Në finalen e luajtur në Maracana, brazilianët mundën Boca Juniors në kohën shtesë (rezultati përfundimtar 2-1).

Fitore historike për ekipin e drejtuar nga Fernando Diniz, i cili u hakmor për finalen e humbur në 2008.

“Real Madridi do ta kuptojë, ky është titulli im më i rëndësishëm në nivel klubi”, tha Marcelo pas ndeshjes.

Ish-ylli i Merengues shtoi më pas:

“Është klubi që më rriti. Real Madridi jeton në zemrën time, por është e vështirë të flasësh edhe për Fluminense”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat