Pranë rikthimit në Kombëtare

Futboll

Pranë rikthimit në Kombëtare

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:54
Ramos e Isco

Pranë rikthimit në Kombëtare!

Pas një periudhe të gjatë ulje-ngritjesh në karrierën e tij, duket se “fantazisti” spanjoll i mesfushës, Isco ka rigjetur veten te skuadra e Real Betis, teksa deri më tani ka shënuar 2 gola e ka dhuruar 2 asistime, në 12 përballjet e zhvilluara në kampionat, teksa ka dalë dhe mbi 6 herë “Lojtari i Ndeshje”.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “AS”, ish-“ylli” i “galaktikëve” të Real Madrid, mund të thërritet nga tekniku Luis de la Fuente, për përballjet e nëntorit të Kombëtares spanjolle, ndaj Qipros e Gjeorgjisë, përballje këto të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Ndër të tjera media ka folur edhe për ish-kapitenin e “Los Blanco”, Sergio Ramos duke thënë se ai nuk do të thërritet pasi “tekniku” iberik ka plane të tjera sa i përket repartit të mbrojtjes, duke e lënë sërish jashtë “veteranin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat