Tifozët belgë shkaktojnë kaos dhe dëme të mëdha gjatë natës

Futboll

Tifozët belgë shkaktojnë kaos dhe dëme të mëdha gjatë natës

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Ndeshjet e Champions League, që luhen këtë të martë janë shoqëruar me një sërë trazirash në vendet përkatëse.

Përplasje nuk ka pasur vetëm mes tifozëve të Milanit dhe Parisit, por edhe mes atyre të Porto-Antwerp.

Më shumë se 300 tifozë të Antwerp ishin në qendër të Portos dhe krijuan kaos duke shkaktuar shumë dëme materiale në dyqane. Madje një pjese e tyre raportohet se kanë hedhur objekte edhe në drejtim të shtëpive.

Ndërkohë, autoritetet portugeze urdhëruan mbylljen e dyqaneve për t’i shpëtuar tërbimit të huliganëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat