Trajneri i “Seleçaos”, për mungesën e Neymarit

Futboll

Trajneri i “Seleçaos”, për mungesën e Neymarit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:25
Fernando Diniz e Neymarit

Fernando Diniz, trajneri i Brazilit, ka folur për situatën e Neymarit, i cili do të mungojë në muajt e ardhshëm për shkak të lëndimit dhe për këtë arsye ka mbetur jashtë skuadrës së Brazilit.

“Mungesa e Neymarit është gjithmonë një goditje e rëndë. Është një humbje për futbollin brazilian dhe për futbollin në tërësi.

Ai është një gjeni futbolli, një nga lojtarët më të mirë në histori, ky është mendimi im”, theksoi përzgjedhësi i “Seleçaos” në një konferencë për shtypin.

“I urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet më i fortë. Mendoj se ende nuk i ka shkruar faqet më të mira në historinë e tij.

Ky dëmtim nuk e fshiu atë mundësi, mund ta ketë vështirësuar, por do të mund ta transformojë në forcë për t’u rikthyer më i fortë”, ka shtuar Diniz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat