Juventus me sytë nga Premier League

Futboll

Juventus me sytë nga Premier League

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:58
Pierre-Emile Hojbjerg

Juventus po kalon një moment pozitiv në Seria A, duke u renditur në vendin e dytë, por mesfusha ka nevojë për shumë rregullime.

Klubi po punon për të ndihmuar trajnerin Allegri dhe skuadrën në përmirësimin e tyre.

Ata kanë planifikuar të bëjnë lëvizje në merkaton e dimrit. Juventus është duke ndjekur disa lojtarë në Premier League, si Pierre-Emile Hojbjerg nga Tottenhami, Thomas Partey nga Arsenali dhe Kalvin Phillips nga Manchester City.

Klubi italian ka konkurrencë për të fituar shërbimet e tyre dhe pritet të fillojë bisedimet shumë shpejt. Drejtuesit e Juventusit janë vendosur për të pasuruar mesfushën e skuadrës. Philips nga City shihet si alternativa më e mirë dhe më e realizueshme, duke marrë në konsideratë faktin se nuk po aktivizohet me Guardiolën. Një huazim deri në fund të sezonit duket mëse i mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat