Përplasen tifozët e Sociedadit me të Benfikës

Futboll

Përplasen tifozët e Sociedadit me të Benfikës

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Përleshje tifozësh përpara nisjes së Real Sociedad-Benfica, takim i vlefshëm për grupin D në Champions League.

Ku bëjnë pjesë edhe Interi e Salzburgu, që do të përballen sonte mes tyre në “Red Bull Arena” (21:00).

Shumë ultras të “Shqiponjave të Lisbonës” kanë udhëtuar drejt Spanjës, aty ku janë përballur me ultrasit baskë.

Përplasja ka nisur në një nga baret e qytetit spanjoll, teksa nuk mungojnë flakadanët kundrejt njëri-tjetrit.

Takimi i luajtur në Lisbonë mes këtyre dy skuadrave, përfundoi 0-1 për Real Sociedad. Që siguroi tri pikët falë golit të Brais Mendez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat