Reali ka siguruar të ardhmen, gjashtë lojtarë tani janë me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh

Futboll

Reali ka siguruar të ardhmen, gjashtë lojtarë tani janë me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 09:09
Real Madrid

Zyra e rinovimeve të Real Madridit ka qenë shumë e zënë gjatë javëve të fundit, duke siguruar zgjatje të kontratave me disa lojtarë kyç.

Klubi mbretëror ka kryer katër rinovime të mëdha brenda javës, duke nënshkruar kontrata shumëvjeçare me lojtarët kryesor të ekipit.

Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Eduardo Camavinga dhe së fundmi Federico Valverde janë lojtarët që u blinduan nga drejtuesit e Los Blancos.

Megjithatë, përveç kontratave shumëvjeçare dhe me kushte te përmirësuar, drejtuesit e Real Madridit menduan edhe për një detaj tjetër.

Për të mbajtur këta lojtarë në Santiago Bernabeu, në marrëveshjet e tyre janë futur klauzola marramendëse prej një miliardë eurosh.

Këta katër lojtarë i bashkohet dy yjeve tjera si Jude Bellingham, i cili u transferua këtë verë dhe Aurelien Tchouameni që ka rinovuar më herët.

Interesantja tjetër e gjithë kësaj është se të gjithë këta lojtarë janë të rinj, ku më i vjetri është Valverde, vetëm 25 vjeç.

Këtu janë gjashtë lojtarët me një klauzolë lirimi prej 1 miliardë euro tani:

1.Jude Bellingham (2029)

2.Vinicius Junior (2027)

3.Rodrygo Goes (2028)

4.Federico Valverde (2029)

5.Eduardo Camavinga (2029)

6.Aurelien Tchouameni (2028)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat