Përzgjedhësi Maliqi publikon listën e futbollistëve të Kombëtares U19 

Futboll

Përzgjedhësi Maliqi publikon listën e futbollistëve të Kombëtares U19 

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:59
Maliqi

Kombëtarja e Kosovës U19 do të udhëtojë, të hënën, në Maltë, ku do të marrë pjesë në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian 2024.

Dardanët, të udhëhequr nga Adil Maliqi, do të zhvillojnë tri ndeshje në kuadër të Grupit 7, ku bëjnë pjesë edhe Malta, Sllovakia dhe Ukraina. Ndeshjen e parë, Kosova do ta zhvillojë të mërkurën më 15 nëntor kundër Sllovakisë, në orën 14:30.

Në ndeshjen e dytë, më 18 nëntor, Dardanët do të ballafaqohen me Kombëtaren e Ukrainës, derisa në ndeshjen e fundit, më 21 nëntor, Kosova do të përballet me Maltën.

Lista e futbollistëve

Miran Cela – TSV Munich 1860
Art Miftari – KF Ramiz Sadiku
Erion Salihu – Servette FC
Dren Dobruna – Hartford Athletic
Davud Sylaj – Grasshopper Club Zurich
Leon Zeqiraj – SV Werder Bremen
Alpi Shahini – HNK Hajduk Split
Leonit Ibrahimi – FC Union Berlin
Merlind Kodra – Grasshopper Club Zurich
Diamant Lokaj – SV Sandhausen
Adonis Milaj – Borussia Monchengladbach
Dior Gerbovci – Grasshopper Club Zurich
Edion Gashi – Schalke 04
Lorent Talla – Queens Park Rangers
Engjëll Ajazi – FC Ballkani
Elvir Gashjani – KF Llapi
Igball Jashari – FC Prishtina
Fanol Lutolli – KSC Karlsruhe
Elmedin Rama – SK Slavia Prague
Eliot Bujupi VfB – Stuttgart

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat