Tregolësh dhe asist për Benzeman

Futboll

Tregolësh dhe asist për Benzeman

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 22:08
Benzema feston

Fitojnë Al Ittihad dhe Al Hilal në Arabinë Saudite.

Skuadra e Karim Benzema u rikthye te suksesi në kampionat, duke mposhtur Abha me rezultatin 4-2.

Sulmuesi francez ishte protagonist absolut me 3 gola dhe një asist. Fitorja e sotme e ka ngjitur Al Ittihad në vendin e pestë me 24 pikë. 11 larg kreut.

Aty ku qëndron Al Hilal, që triumfoi 2-0 kundër Al Taawon. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus, siguroi suksesin e gjashtë radhazi në kampionat falë golave të Aleksandar Mitrovic dhe Mohamed Kanno në minutat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat