Reagon sulmuesi i Spanjës

Futboll

Reagon sulmuesi i Spanjës

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 12:37
Williams

Interesimi nga Reali i Madridit dhe Barcelona e gëzon, por Nico Williams qëndron me këmbë në tokë. Dhe është i fokusuar plotësisht tek Athletic Bilbao.

Sulmuesi i majtë, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Spanjës, po bën shumë mirë tek ekipi i zemrës.

Aty ku luan bashkë me vëllanë e tij, Inakin.

Baskët e drejtuar nga Ernesto Valverde renditen në vendin e pestë në La Liga, duke qenë për momentin në zonën Euro.

Rreth zërave që e lidhin me dy klubet e mëdha spanjolle, Nico u shpreh: “Nëse skuadra të mëdha si Barça, Real Madrid apo klube angleze po më monitorojnë, do të thotë se po e bëj mirë punën time.

Unë jam i qartë për vendimin që dua të marr, por në fund kjo është diçka për të cilën mendojnë agjentët e mi.

Të cilët kanë qenë me mua që kur isha 11 vjeç. Dhe ata janë prindërit e mi dhe vëllai im”, theksoi Nico Williams.

21-vjeçari është rritur në akademinë e klubit bask dhe ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në verën e vitit 2024. Në mungesë të rinovimit, ai pritet të shitet gjatë merkatos dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat