Inter do rinovimin, sauditët tundojnë me ofertë “faraonike” mesfushorin “zikaltër”

Futboll

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:29
Interi

Kalimi te “zikaltërit” e Inter, mund të thuhet me plot gojë se ka “ringjallur” karrierën e “fantazistit” armen, Henrikh Mkhitaryan, me 34-vjeçarin, që është kthyer në një lojtar kyç në mesfushën e teknikut Simone Inzaghi dhe duket se “aventura” me nënkampionët e Italisë do të vazhdojë më shumë seç ishte parashikuar, nëse do t’i rezistojë “tundimit”.

Autori i 2 golave e 4 asistimeve, të regjistruara në 16 përballjet e para të këtij sezoni pritet të marrë një ofertë për rinovimin e kontratës me “zikaltërit, mirëpo, nga Arabia Saudite për ish-“yllin” e Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Manchester United, Arsenal e Roma është gati një ofertë “faraonike”, prej 15 milionë eurosh në sezon, shifër kjo goxha e majme, duke llogaritur, që Mkhitaryan feston 35-vjetorin e tij, më 21 janar.

Për këtë aryse, “zikaltërit” nuk duan të nxitohen, për të mos humbur raste “të arta”, me nënkampionët e Evropës, që ende po mbajnë aktive “pistën” Zielinski, me polakun që mund të transferohet në Milano me parametra zero, por edhe “pistën” Tomas Soucek, të “çekanëve” të West Ham, me çekun që gjithashtu mund të kalojë tek Inter, me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat