Nga Spanja: PSG ka marrë vendimin për të ardhmen e Mbappes

Futboll

Nga Spanja: PSG ka marrë vendimin për të ardhmen e Mbappes

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 15:59
Mbappe

PSG-ja e re pa Leo Messin dhe Neymar po përjeton një sezon tranzicioni që ishte i parashikueshëm.

Me ardhjen e Luis Enrique në stol, skuadra po përpiqet të kalojë nga një lojë e karakterizuar nga individualiteti në një lojë më kolektive, por rezultatet mes Ligue 1 dhe Champions League nuk janë shumë të mira, pavarësisht pranisë së Kylian Mbappe, ylli i vetëm i qartë që mbeti në skuadër dhe nga i cili kërkohet të jetë lideri i një grupi të ri.

Megjithatë, misteri vazhdon të dominojë mbi të ardhmen e sulmuesit.

Me skadimin e kontratës së tij më 30 qershor, bisedimet për një zgjatje të mundshme po vazhdojnë, por rregullorja thotë se nga 1 shkurti Kylian do të jetë i lirë të nënshkruajë për një klub tjetër me PSG-në që nuk do të marrë asnjë euro nga lamtumira e tij e mundshme.

A do të jetë vërtet kështu? Real Madridi është tërhequr zyrtarisht nga gara për nënshkrimin e Mbappé, por sipas shtypit spanjoll, PSG ka përcaktuar strategjinë.

Sipas asaj që raportohet nga AS, klubi i presidentit Al Khelaifi nuk do të paraqesë asnjë ofertë rinovimi për përfaqësuesit e Kylian, duke u pritur që lojtari të ushtrojë klauzolën në kontratën aktuale e cila parashikon zgjatje edhe për një sezon, pra deri më 30 qershor 2025.

Një skenar i lakmuar nga të gjithë, përfshirë Presidentin e Republikës Macron, i cili synon që Mbappé të luajë sërish në Francë në kuadër të Lojërave Olmipike Paris 2024.

Sipas As, klubi parisien beson se nuk mund t’i ofrojë Mbappes një pagë më të lartë se ajo aktuale, prandaj ka ardhur vendimi për të mos bërë asnjë lëvizje të mëtejshme. A do të shpërblehet strategjia e pritjes? Do të shohim, por edhe në frontin e Realit duket se synimi është të mos zbulohen planet.

Në fakt, nëse Kylian vendos të mos rinovojë me PSG-në, opsioni i Real Madridit mund të jetë i vetmi në tavolinë për sulmuesin, të cilit, sipas zërave nga Spanja, Los Blancos do të ishin gati t’i ofronin një pagë mbi 30 milionë neto në sezon.

Një propozim që, në fakt, mund të mposhtë të gjithë konkurrentët e mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat