Ardit Tahiri shënues i dyfishtë, Kosova U21 barazon me Bullgarinë

Futboll

Ardit Tahiri shënues i dyfishtë, Kosova U21 barazon me Bullgarinë

Nga: K.G.. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka marrë vetëm një pikë (2:2) në duel me Bullgarinë, që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Ndeshje e luftuar deri në fund por pa fitues.

Djelmoshat e përzgjedhësit Afrim Tovërlani luftuan deri në fund por nuk ia dolën të shënojnë golin e fitores.

Futbollisti Ardit Tahiri ishte në formë të mirë duke shënuar në minutën e 34-të e 59-të. 

Për Bullgarinë realizuan Martin Sorakov (7’ – shënoi nga 17-18 metra) e Martin Petkov (45”).

Pas xhiros së pestë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21, Kosova renditet në vend të 4-të me 5 pikë e Bullgaria në të tretin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat