Fitorja nuk është vetëm një dëshirë e Kosovës

Futboll

Fitorja nuk është vetëm një dëshirë e Kosovës

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 13:38
Kosova

Fitorja nuk është vetëm një dëshirë e Kosovës, por një qëllim i shndërruar në betejë për Dardanët.

Atmosfera e mirë dhe përplot energji pozitive ka qenë pjesë e kësaj seance stërvitore, teksa nga afër futbollistët i ka motivuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, megjithë mungesat e rëndësishme,

Dardanët shfaqen të vendosur dhe maksimalisht të motivuar për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive.

Stadiumi ‘St Jakob-Park’, i cili pritet të jetë i mbushur me shqiptarë, do të jetë drita që udhëheq shpresat e Dardanëve për fitore dhe për të mbetur me gjasa për kualifikim në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat