Kosova çmend në Basel, Xhaka e Shaqiri me Zvicrën sigurojnë biletën për në Evropian!

Futboll

Kosova çmend në Basel, Xhaka e Shaqiri me Zvicrën sigurojnë biletën për në Evropian!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 nëntor 2023 Në ora: 19:40 Përditësuar në ora: 22:39 më 18.11.2023
Moment kur shënon Muhamet Hyseni

Kosova barazon

Kosova çmend me rezultat në Baesel, duke barazuar me rezultat 1:1 me Zvicrën. 

Kosova e pashpresë! Dardanët me gjithë barazimin humbin shpresat për vend të dytë.

Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri me Zvicrën festojnë, sigurojnë biletën për në Kampionatin Evropian!

Një atmosferë drithërues në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel, mbi 30 mijë shikues, u kënaqën me lojën që treguan në fushë për gjatë 90 minutave.

Zvicra - Kosova  1:1

Stadiumi "St. Jakob - Park" në Basel.
Shikues: 30.000.
Gjyqtar: A. Nobre (Portugalia)..
Shënues: Vargas (47') - Hyseni (82').
Kartona të verdhë: Xhaka, Zakaria - Bytyqi, Rashani.
Zvicra – Kosova Zvicra: Sommer, Comert, Akanji (Ugrinic 84'), Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler (Aebischer 66'), Shaqiri (Steffen 84'), Okafor (Amdouni 75') dhe Vargas (Ndoye 75').
Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, I. Krasniqi, Hadërgjona (Hyseni 73')j, Zyba (Harizi 87'), Vojvoda, B. Berisha (Korenica 66'), Bytyqi (L. Kastrati 46'), Muslija dhe Rashani (Zeqiri 46').

Shumë shqiptarë në stadium me flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë, krijuan atmosferë brilante.

Në minutën 27-të,  Xherdan Shaqiri kërcënon portën tonë. Shaqiri me goditje dinake por për fat të mirë e plogësht dhe Bekaj e kapi pa problem.

Në minutën e 38-të, Zymer Bytyqi brenda 16-shit, godet me kokë por për fat të Zvicrës topi shkoi përskaj shtyllës së majtë, veçse portieri Sommer ishte i mposhtur! 

Mbrojtja e Kosovës e përgjumur, ndërsa Ruben Vargas me kokë nga afërsia ka realizuar për 1:0 në minutën e 47-të. 

Muslija në minutën e 57-të humb një rast ideal, duke gjuajtur mbi portë. 

Në minutën e 72-të, Zakaria bëri sllallom të vërtet por Ilir Krasniqi e hoqi topin duke shpëtuar gol të sigurt.

Në minutën e 75-të, Florent Muslija nga rreth 20 metra, në pozitë si anash, goditi bukur por për pak centimetra jashtë portës zvicerane.  

Në minutën e 82-të, debutuesi Muhamet Hyseni me goditje të fortë e përtokë e në shtyllën e djathtë ka shënuar, topi preku shtyllën e djathtë e futet në rrjetë, 1:1.

Hyseni futet në lojë në minutën e 73-të e shënoi pas asistimit të Mërgim Vojvodës. 

Kosova kthehet me pikë të madhe nga Baseli.

Rumania kryeson me 19 pikë, pasojnë Zvicra me 17, Izraeli me 12, Kosova 11, Bjellorusia 9 e Andorra 2 pikë.

Vargas shënon

(E plotësuar)  – 90' 4 minuta shtesë.

87' Ndeshja po shkon drejt fundit.

82' Muhamet Hyseni debuton i cili me goditje të fortë e përtokë e në shtyllën e djathtë prek topi e futet në rrjetë, 1.1.

Zvicra - Kosova  1:1

Stadiumi "St. Jakob - Park" në Basel.
Shikues: 30.000.

Gjyqtar: A. Nobre (Portugalia)..

Shënues: Vargas (47') - Hyseni (82').

Kartona të verdhë: Xhaka, Zakaria - Bytyqi, Rashani.

Zvicra – Kosova Zvicra: Sommer, Comert, Akanji (Ugrinic 84'), Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler (Aebischer 66'), Shaqiri (Steffen 84'), Okafor (Amdouni 75') dhe Vargas (Ndoye 75').
Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, I. Krasniqi, Hadërgjona (Hyseni 73')j, Zyba (Harizi 87'), Vojvoda, B. Berisha (Korenica 66'), Bytyqi (L. Kastrati 46'), Muslija dhe Rashani (Zeqiri 46').

80' Ndeshja po shkon drejt fundit.

75’ Florent Muslija nga rreth 20 metra, në pozitë si anash, goditi bukur por për pak centimetra jashtë portës zvicerane.  

72' Zakaria bëri sllallom të vërtet por Ilir Krasniqi e hoqi topin duke shpëtuar gol të sigurt.

67' Kosova po orvatet që të barazojë.

64' Dhjetë kofrne për Zvicrën.62' Zeqiri në vend që të gjuajë me të parën, ai e mbajti topin në këmbë dhe mbrojtja e Zvicrës evitoi rrezikun.

61' Zvicra me këtë rezultat siguron biletën për në Kampionatin Evropian.

58' Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

57' Muslija humb një rast ideal, duke gjuajtur mbi portë.56' Zvicra kërkon golin e radhës.

52 'Lojë me ritëm.

48' Kosova bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë.

47' Mbrojtja e Kosovës e përgjumur, ndërsa Vargas me kokë. ngaafërsia ka realizuar për 1:0. 

46' Fillon pjesa e dytë.43' Nëntë korne për Zvicrën, rezultati 0:0.

Përfundon pjesa e parë, Zvicër - Kosovë 0:0

45' Djelmsohat tanë administrojnë lojën e mirë.

Në takimin tjetër Izrael - Rumani rezultati është 1:1.  40' Zvicra nuk po ndjen qetësi.

38' Zymer Bytyqi brenda 16-shit, godet me kokë por për fat të Zvicrës topi shkoi përskaj shtyllës së majtë, veçse portieri Sommer ishte i mposhtur! 

37' ZVicra e do golin por nuk po e gjen.34' Kosova po mbrohet me sukses.

32' Gjashtë korne për Zvicrën.

29' Fat i madh për Zvicrën, portieri Sommer duke pasuar me top e Rashani gati ia "vodhi" atë.
Rashani ndërhyri keq dhe u ndëshkua me karton të verdhë.27' Xherdan Shaqiri kërcënon portën tonë. Shaqiri me goditje dinake por për fat të mirë e plogësht dhe Bekaj e kapi pa problem.

25' Zvicra në presion të Kosovës.

24' Lojë e fortë përkundër se po bie shi në Basel.

22' Kosova po luan më mirë tani.20' Kosova po mbrohet me sukses.

 17' Zvicra ka shtuar presionin.

14' Vargas shumë i rrezikshëm, godet bukur por Bekja e dëbon në korrne.

12' Zvicra po bën presion.

9' Mijëra shqiptarë në stadium, në përkrahje të Kosovës.

7' Zvicra po sulmon.5' Lojë e mirë. Vargas gjuan fortë e përtokë por për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë.

3' Zvicra po sulmon.

1' Fillon ndeshja.

Brohoritje Kosova, Kosova.

Gjithçka gati për sfidën mes Zvicrës dhe Kosovës, ndeshje e vlefshme e xhiros së 11-të të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Zvicra kryeson me 16 pikë sa ka edhe Rumania, pasojnë Izraeli me 12, Kosova 10, Bjellorusia 9 e Andorra 2 pikë.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kërkojnë fitore

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kërkojnë fitore që i kualifikon në Kampionatin Evropian.

Kosova kërkon pikë që i mban ende në lojë por a do të arrijë që të kthehet me fitore nga Baseli, mbetet të shihet.

Për ta parë drejtpërdrejt ndeshjen Zvicër-Kosovë klikoni mbi këtë LINK.

Zvicra - Kosova    

Zvicra – Kosova Zvicra: Sommer, Comert, Akanji, Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Okafor dhe Vargas.

Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, I. Krasniqi, Hadërgjonaj, Zyba, Vojvoda, B. Berisha, Bytyqi, Muslija dhe Rashani.

Ademi u drejtohet lojtarëve: Fitojeni lojën dhe caktojeni çmimin vet për premia

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.

Mes tjerash, në fjalimin e tij drejtuar futbollistëve të Kosovës në zhveshtore para kësaj ndeshjeje, presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, u ka folur edhe për premia.

“Fitojeni lojën dhe qitni çmimin vet, sa i doni premia”, ishin fjalët e Ademit.

Gliha i beson portën Visar Bekajt

Gliha i beson portën VIsar Bekajt!

Kosova është duke kërkuar çdo mundësi për të siguruar kualifikimin në Europianin 2024, ndaj mbrëmjen e kësaj të shtune “dardanët” shpresojnë dhe do tentojnë fitoren ndaj Zvicrës në “ST. Jakob-Park”.

Zvicër-Kosovë ndeshen duke nisur nga ora 20:45.

E ndërsa jemi në prag të këtij takimi, trajnerët Yakin dhe Gliha kanë vendosur për formacionet si do zbresin në fushën e lojë, me kreun e stolit të Kosovës që ia ka besuar portën ishit të Tiranës, Visar Bekajt.

Sfida që pritet me padurim, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) kërkon pikë në Basel në duel me Zvicrën, në ndeshjen e xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Zvicra kryeson me 16 pikë në Grupin I dhe Kosova renditet në vend të katërt me 10 sosh. 

Selektori i kombëtares së Kosovës, Promozh Gliha, kërkon pikë të plota  që të mbeten ende në lojë por që do të jetë vështirë ndaj Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirit.

Zvicra – Kosova

Zvicra: Sommer, Comert, Akanji, Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Okafor dhe Vargas.
Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, I. Krasniqi, Hadërgjonaj, Zyba, Vojvoda, B. Berisha, Bytyqi, Muslija dhe Rashani.

Kubilay Turkyilmaz: Nuk ka rëndësi se kush luan kundër Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) do të përballet me Zvicrën, në ndeshjen e xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Zvicra kryeson me 16 pikë në Grupin I dhe Kosova renditet në vend të katërt me 10 sosh. 

“Nuk ka rëndësi se kush luan kundër Kosovës”, thotë kolumnisti i “Blick”, Kubilay Turkyilmaz. 

Ajo që do të jetë vendimtare për kualifikimin në Europian është solidariteti brenda ekipit.

Murat Yakin do të ketë patjetër ide të tjera. Jam kurioz se cilat. Por në fakt roli vendimtar nuk është as kush luan dhe as si luhet loja. Sot vlen vetëm vullneti dhe karakteri”, ka thënë mes të tjera Turkyilmaz.

Rikthehet Shaqiri, mediumi zviceran zbulon formacionin e Zvicrës

Murat Yakin pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen e ndaj Kosovës, që do të zhvillohet nga ora 20:45.

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, në formacionin startues do të kthehet Xherdan Shaqiri, i cili nuk ishte në 11-shen e parë në ndeshjen e kaluar ndaj Izraelit.

“20minuten”, bazuar në burimet e veta, ka zbuluar formacionin e “Helvetikëve” për sonte. Yan Sommer do të jetë në portën e Zvicrës edhe sonte. Në vijën e mbrojtjes thuhet se do të ketë ndryshime masive. Edimilson Fernandes është i suspenduar dhe vendin e tij në krahun e djathtë do ta zë Eray Comert.

Befasi është veterani Ricardo Rodriguez, i cili është hequr nga formacioni i titullarëve. Ulisses Garcia do ta zë vendin e tij.

Manuel Akanji dhe Nico Elvedi pritet të startojnë në qendër të mbrojtjes.

Ndërkohë, Yakin nuk pritet të ndryshojë asgjë në mesfushë. Remo Freuler, Denis Zakaria dhe kapiteni, Granit Xhaka, besohet se do të luajne nga minuta e parë

Siç pritej, Shaqiri është rikthyer në formacionin e titullarëve dhe do jetë sonte në vijën e sulmit, konkretisht në krahun e djathtë.

Ruben Vargas do të luajë në krahun e majtë të sulmit, kurse Noah Okafor do të luajë në qendër, ashtu si në ndeshjen e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat