​Italia kërkon kualifikimin ndaj Ukrainës, formacionet e mundshme

Futboll

​Italia kërkon kualifikimin ndaj Ukrainës, formacionet e mundshme

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Gianluca Scamacca është favorit ndaj Giacomo Raspadorit për të startuar nga minuta e parë në sulm, ndërsa Matteo Politano pritet të zëvendësojë Domenico Berardin si anësori i djathtë i Italisë kundër Ukrainës.

Një barazim u mjafton “Azzurrëve” për t'u kualifikuar në Euro 2024, ndërsa një humbje do t'i detyronte djemtë e Luciano Spalletti-t të kalonin në play-off-et e kualifikimeve për të fituar një vend në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Spalletti do të bëjë disa ndryshime në formacionin startues të Italisë pas fitores 5-2 të së premtes ndaj Maqedonisë së Veriut. Trajneri ka të ngjarë të shkëmbejë Federico Gattin me Gianluca Mancinin në qendër të mbrojtjes, të zëvendësojë Matteo Darmian me Giovanni Di Lorenzo dhe Giacomo Bonaventura me Davide Frattesin.

Itali-Ukrainë, formacionet e mundshme

Ukrainë (4-2-3-1) : Trubin; Mikolenko, Matvienko, Zabarnyl, Tymchyk; Stepanenko, Zinchenko; Tsygankov, Sudakov, Mudryk; Dovbyk.

Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Acerbi, Dimarco; Frattesi, Jorginho, Barella; Politano, Scamacca, Chiesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat