Morina: Jemi të kënaqur me karakterin e lojtarëve në fushë

Futboll

Morina: Jemi të kënaqur me karakterin e lojtarëve në fushë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Morina - djathtas

Përpara ndeshjes me Bjellorusinë, në emisionin “Dardanët” foli Arbnor Morina, me statusin e zëvendëstrajnerit të Kosovës. Morina theksoi se skuadra Dardane është penalizuar për shkak të startit të keq ndërsa shtoi se pavarësisht gjithçkaje, stafi është i kënaqur me impenjimin që kanë treguar lojtarët në fushë.

“Nëse shohim se çfarë djemtë në ndeshjen e kaluar kundër ekipit të 16 në renditjen botërore dhe të gjithë problemet që kemi pasur, zgjedhjet nuk jaën të shumta.

Më pas të shohim gjatë ndeshjes. Vojvoda edhe në Itali luan si mesfushor anësor dhe është shumë kualitatev, i jep vullnet skuadrës së bashku me Alitin dhe ne jemi të kënaqur me atë që tregon në fushë.

Kemi pasur një seri rezultateh pozitive, pastaj në Rumani ka pasur edhe politikë përtej futbollit. Këta futbollistë edhe në të ardhmen duhet të jenë pjesë e kombëtares dhe të mbajnë barrën e ekipit kombëtar.

Ndryshimet bëhen në bazë të kundërshtarit dhe brumit që kemi, ju kemi dhënë pak më shumë liri anësoreve që të sulmojnë.

Duam të mbërrijmë me shumë lojtarë në sulm.

Pika e marrë me Zvicrën është shumë pozitive, por na mbetet peng rrugëtimi në fillim.

Kështu është futbolli. Ne kemi arritur të tregojmë se jemi të barabartë edhe me ekipet e mëdha, por jemi penalizuar nga starti i edicionit. Edhe në Rumani e përsëris ka pasur shumë episode. Jemi të kënaqur me lojën dhe lojtarët që kanë përfaqësuar më së miri Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat