Sane: Ndjesë, nuk kisha asgjë personale me të

Futboll

Sane: Ndjesë, nuk kisha asgjë personale me të

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:35
Pamje nga ndeshja

Gjermania humbi 2-0 miqësoren ndaj Austrisë, takim të cilin djemtë e Julian Nagelsmann e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49’.

Moment kur Leroy Sane u ndëshkua me karton të kuq. Veprim për të cilin sulmuesi i Bayern Munchen është penduar.

“Është faji im dhe i askujt tjetër. Unë duhet ta kontrolloj veten, pasi zhgënjeva skuadrën. Dua të qartësoj se nuk kisha asgjë personale me Philipp.

Thjesht isha i motivuar në maksimum dhe doja që gjërat të shkonin në drejtimin e duhur”, shprehet 27-vjeçari, autor i 59 ndeshjeve dhe 13 golave me Gjermaninë.

Sane goditi në fytyrë Philipp Mwene dhe rrezikon të pezullohet me 3 ndeshje. Duke humbur në këtë mënyrë miqësoret e ardhshme të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat