PSG aktivizon opsionin e blerjes

Futboll

PSG aktivizon opsionin e blerjes

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:37
Gonçalo Ramos

PSG aktivizon opsionin e blerjes së sulmuesit portugez për 65 milionë euro!

Gonçalo Ramos nga sot e tutje është lojtar në pronësi të PSG-së. Klubi parizien ka aktivizuar opsionin e blerjes së sulmuesit nga Benfika për 65 milionë euro.

Shifra e transferimi mund të arrijë në 80 milionë euro nëse sulmuesi përmbush objektivat.

PSG gjithashtu zyrtarizoi marrëveshjen dhe njoftoi se Gonçalo Ramos nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2027/28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat