Infantino pas sfidës Brazil - Argjentinë: Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futbol

Futboll

Infantino pas sfidës Brazil - Argjentinë: Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futbol

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:17
Infantino

Përballja Brazil-Argjentinës, u konfirmua edhe njëher si sfidë e nxehtë mes kombëtareve për shkak të përplasjeve mes dy grupeve të tifozëve dhe agjentëve të sigurimit dhe ultrasve argjentinas, andaj dhe ndeshja nisi gati gjysmë ore me vonesë.

Pas dhunës së ushtruar në “Marakana” mes tifozëve të Brazilit dhe Argjentinës gjatë ndeshjes së, presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka postuar një histori në profilin e tij në “Instagram”, duke dënuar dhunën e shaqur në stadiumin “Marakana”.

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë në futboll, brenda ose jashtë fushës.

Ngjarje të tilla, si ato që ndodhën gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës midis Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Marakana”, nuk kanë vend në sportin tonë apo në shoqërinë tonë.

Pa përjashtim, të gjithë lojtarët, tifozët, stafi dhe zyrtarët e ndeshjes duhet të jenë të sigurt për të luajtur dhe shijuar futbollin dhe u bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të respektohet në të gjitha nivelet”,- u shpreh “numri 1” i FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat