Flitet edhe emri i Dajës

Futboll

Flitet edhe emri i Dajës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Ilir Daja

Trajneri aktual i Ballkanit, Ilir Daja ka parakaluar të gjithë emrat në garë dhe shihet si kanditati kryesor apo favorit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Kosovës.

Ditën e mërkurë, FFK vendosi të ndajë rrugët me Primoz Gliha, pas performancës së dobët të Kosovës në kualifikueset e Euro 2024.

Menjëherë pas shkarkimit të tij, filluan të qarkullonin emra të ndryshëm për t’u bërë pjesë e stolit të Kosovës. De Biasi, Nenad Gracan dhe Blaz Sliskovic ishin emrat e përfolur për të qenë në stolin e “Dardanëve”.

Por, sipas mediave vendase, Ilir Daja është kanditati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës. Arritja e marrëveshjes mes palëve mund të ndodh së shpejti, por trajneri i Ballkanit do të emërohej në detyrë vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Daja është një trajner i suksesshëm, ku madje ka arritur të kualifikojë Ballkanin në dy sezone radhazi në grupet e Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat