Brazili pret një dënim të madh

Futboll

Brazili pret një dënim të madh

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga incidenti

FIFA ka hapur zyrtarisht një hetim për gjithçka ka ndodhur në Maracana para fillimit të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 mes Brazilit dhe Argjentinës.

Më saktësisht, FIFA do të hetojë gjithçka që oficerët e policisë braziliane u bënë tifozëve të Argjentinës, teksa një numër i madh i tyre u plagosën.

Në këtë ndeshje fitoi Kombëtarja e Argjentinës, ndërsa golin e vetëm e shënoi Nicolas Otamendi.

Raportohet se ka dy opsione, njëra prej të cilave do të ishte veçanërisht e dhimbshme për të gjithë nga Brazili dhe mund të nënkuptojë se ata nuk do të shohin Kupën e Botës.

Domethënë, përveç mundësisë që të gjobiten apo të luhen ndeshjet para tribunëve bosh, ekziston edhe mundësia e zbritjes së pikëve.

Duke marrë parasysh se aktualisht janë në vendin e gjashtë me vetëm shtatë pikë të fituara, do të ishte një goditje e madhe për Brazilin në luftën për t’u kualifikuar në Botëror. /Sport Ekspres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat