Juventus-Inter, formacionet e mundshme

Futboll

Juventus-Inter, formacionet e mundshme

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Trajneri Massimiliano Allegri do të bëjë një surprizë të madhe në mesfushën e Juventusit për përballjen sonte me Interin, pasi Manuel Locatelli nuk është plotësisht i gatshëm

Ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Stadium”, duke filluar nga ora 20:45.

Bardhezinjtë pritet gjerësisht të startojnë Dusan Vlahovic me Federico Chiesa në krye, ndërsa Timothy Ëeah, Danilo dhe Mattia De Sciglio janë të lënduar.

Ekziston vetëm një dyshim i madh dhe ai është në mesfushë, ku Locatelli është ende në vështirësi për shkak të një lëndimi që e pësoi gjatë grumbullimit me kombëtaren italiane.

Nëse ai nuk arrin të startojë, atëherë Fabio Miretti pritej të luante titullar.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia tani raporton që Hans Nicolussi Caviglia do të jetë në fushë.

23-vjeçari është produkt i akademisë së të rinjve të Juventusit, i cili ka kaluar në huazim te Parma, Perugia, Sudtirol dhe Salernitana.

Ai bëri vetëm një paraqitje këtë sezon për dy minuta jashtë stolit në fitoren 2-1 ndaj Cagliarit më 11 nëntor.

Karriera e Nicolussi Caviglia u bllokua nga një dëmtim i rëndë në gju në dhjetor 2020 dhe ai nuk u rikuperua plotësisht deri në fillimin e sezonit 2022-23.

Duket se ka pak dyshime për formacionin titullar të Interit, me Alessandro Bastoni, Benjamin Pavard dhe Alexis Sanchez të lënduar, ndërsa ish-mbrojtësi i Juves, Juan Cuadrado duhet të jetë në stol.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Nicolussi Caviglia, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Chiesa

Inter: Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat