Çfarë flitet për Donnarumman?

Futboll

Çfarë flitet për Donnarumman?

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:04
Donnarumma

“Në periudhën e fundit ka pasur fatin e keq të hasë dy-tri situata negative, nuk mendoj se është në top-formë, por ama mbetet një djalë i aftë për t’i kataloguar gabimet, për t’i lënë mënjanë”. Kështu e gjykoi Walter Zenga, ekspert i madh i kësaj teme, momentin e ndërlikuar të Gigio Donnarumma, i cili po has vështirësi me PSG-në dhe ka bërë disa gabime serioze.

“Ai është gati 25 vjeç dhe ka 60 paraqitje për kombëtaren, këtë e di mirë, sepse sapo më ka kaluar mua. Me Milanin dhe PSG-në, duke përfshirë edhe kupat, ka luajtur rreth 340 ndeshje. Në 12 vitet e Interit, unë kam luajtur 473 ndeshje. Megjithatë, asokohe ishte një lloj tjetër futbolli. Gigio nuk më duket i vogël për moshën, ai tashmë ka grumbulluar përvojë të jashtëzakonshme.

Të gjithë tani flasin për Vicario, unë e konsideroj një nga djemtë e mi, një portier të madh. U bë titullar te Venezia, është dy vite më i madh se Donnarumma, por ende nuk ka luajtur në Europë. Së fundi filloi në Premier League, një kampionat i vështirë.

Donnarumma është mësuar me presionin, di ta kapërcejë atë. Në ‘San Siro’ u pushtua nga vërshëllimat dhe nuk reagoi. Pastaj nuk e di se çfarë do të ndodhë me të nga tani deri në qershor. Kemi shumë portierë të mirë. Po mendoj Provedel, që di edhe të shënojë, Di Gregorio, Falcone, Turati, Caprile. Do të thosha edhe Perin me Carnesecchi, por nuk po luajnë”.

A nuk është e çuditshme që portiëeri i kombëtares së Italisë të bëjë kaq gabime? Zenga jep mendimin e tij: “Nuk e di kush është trajneri i portierëve të PSG-së, në verë humbën Spinelli, i marrë nga Interi. Sistemet mund të ndryshojnë. Kemi tre portierë italianë jashtë vendit. Vicario në Premier League dhe Brignoli në Greqi me Panathinaikos po bëjnë mirë, ata kanë trajnerë të huaj.

Kjo e imja është vetëm një hamendje. Si trajner duhet të shikoj aspektin e stërvitjes. Më pas duhet të dish të menaxhosh momentet. Shoh se portierët përfundojnë në ‘centrifugë’ për çdo arsye. Jam i habitur nga kritikat që mori Meret, pas ndeshjes me Interin. Epo…, pashë një dalje të tij ndaj Lautaro me fytyrën dhe duart përpara, që pak portierë mund ta bëjnë”.

Le të kthehemi te Gigio. Tani për një portier është e rëndësishme të dijë të luajë topin me këmbë, por ai nuk shkëlqen në këtë specialitet: “Mirë, por nuk mund të presim që ai të jetë i vlerësuar me notën 10 për çdo karakteristikë. Nëse kai vështirësi, të aplikojë topin e gjatë. Nuk është e vështirë dhe ai di ta bëjë këtë.

Për një portier, le të flasim për Serie A apo kombëtare, vlen vetëm një arsyetim: ta lësh gabimin të rrëshqasë, duhet personalitet për të shkuar përtej performancës negative, apo edhe pozitive, duke punuar. Pastaj nëse Luis Enrique tregon apo nuk tregon besim në të, nuk e di dhe nuk mund të shprehem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat