Talenti i madh shqiptarë nën vëzhgim special të Interit

Futboll

Talenti i madh shqiptarë nën vëzhgim special të Interit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:44
Vata

Roko Vata është një ndër lojtarët më premtues në futbollin evropian.

Roko hodhi një tjetër hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar me skuadrën e parë të Seltiku në Skoci në moshën 17-vjeçare në fillim të këtij viti.

Ai luan si mesfushor derisa është i biri i ish-kapitenit të kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata. Roko momentalisht e përfaqëson Irlandën U-21, ndërsa së fundmi, një lajm i bujshëm vjen nga Skocia.

“Daily Record” ka raportuar se Interi kërkon të afrojë në klub Roko Vatën. Skautët e “zikaltërve” ishin të pranishëm në stadium për ta parë nga afër talentin shqiptar. Ai luajti kundër Lacios në Itali në kuadër të “Youth League”, i cili është edhe ekuivalenti i Ligës së Kampionëve për grupmoshat U19.

Kontrata e Vatës me Seltikun përfundon në verën e ardhme, çka e do të bënte të mundur transferimin e tij drejt “San Siro”-s për vetëm 350 mijë euro. Vata ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Shqipërinë apo Irlandën për Kombëtaren A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat