Spektakël në Luton, Arsenali çmend në minutën e 90+7

Futboll

Spektakël në Luton, Arsenali çmend në minutën e 90+7

Nga: K. G. Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:14
Pamje nga ndeshja

Shtatë gola në stadiumin “Kenilworth Road” në Luton, në përballjen mes Lutonit dhe Arsenalit por që nuk solli fitues.

Ndeshje për t’u mbajtur mend gjatë në kuadër të javës së 15-të të Premier League në futboll.

Luton dhe Arsenali me rezultat të madh por fitorja i takoi mysafirëve (3:4).

Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 1:2, 3:2, 3:3 e 3:4 për Arsenalin.

Futbollisti Declan Rice shënoi me kokë në këndin e majtë të poshtëm, 3:4 pikërisht në minutën e 90+7. 

Për Arsenalin shënuan Martinelli (20'), Gabriel Jesus (45'), Havertz (60'), Rice (90+7’) dhe për Lutonin realizuan Osho (25'), Adebayor (49') e Barkley (57'). 

Arsenali kryeson me 36 pikë, ka 5 më shumë se Liverpooli (një ndeshje me pak) dhe Luton renditet në vend të 17-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat