Ekipet e Grupit A dhe B zbresin në fushë

Futboll

Ekipet e Grupit A dhe B zbresin në fushë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Ekipet e grupit B Kategorisë së Dytë do të zhvillojnë ditën e sotme ndeshjet e vlefshme për javën e 9-të të Kampionatit.

Paralelisht në orën 13:30 do të startojnë 5 sfida, ku 10 ekipe janë në “luftë” për 3 pikët.

Maliqi do të përballet me Këlcyrën, Oriku do të presë në shtëpi Turbinën, ndërsa Luftëtari do të luajë në transfertën e Pogradecit. Butrinti do të ndeshet me Devollin, kurse Labëria përplas “brirët” me Delvinën.

Ndërsa sfida e 6 e Kategorisë së Dytë e vlefshme për javën e 10-të për grupin A, është ajo mes Valbonës dhe Naftëtarit. Edhe kjo ndeshje do të nisë në orën 13:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat