Ademi viziton futbollistët dardanë në Stamboll: I lumtur për rikthimin e Rashicës në stërvitje

Futboll

Ademi viziton futbollistët dardanë në Stamboll: I lumtur për rikthimin e Rashicës në stërvitje

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 18:51
Foto nga takimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është duke qëndruar për vizitë në Stamboll të Turqisë për të takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

I njëjti ka zhvilloi një takim me dy nga yjet e Dardanëve, Milot Rashicën dhe Florent Loshajn.

Ademi ka shprehur kënaqësinë e tij që Rashica është rikthyer në stërvitje pas lëndimit, teksa i ka falënderuar për kontributin e tyre në fushë dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, kreu i FFK-së ka inkurajuar dy lojtarët dardanë për të vazhduar punën me përkushtim dhe u ka uruar suksese në vazhdim të edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat