Gjoka: Vllaznia ka trajnerin e duhur

Futboll

Gjoka: Vllaznia ka trajnerin e duhur

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Gjoka

“Sigurisht që Vllaznia është ndërtuar për një nga katër vendet e para. E interpretoi mjaft mirë ndeshjen me Dinamon. Nuk ishte një spektakël, por e interpretoi mirë”.

Kështu është shprehur Ernest Gjoka, trajner i shumë skuadrave në Superiore, i cili ka bërë një vlerësim të skuadrës shkodrane.

“Trajneri Osmani ka eksperiencë. I duhet kohë, sepse mentaliteti ynë me atë maqedonas është i ndryshëm. E rëndësishme është se sa do e durojnë, sa presion do i vendosin. Mendoj se kanë gjetur trajnerin e duhur për të arritur aty ku duhet”.

Gjoka ka mbetur i befasuar nga barazimi i Tiranës, 2-2 në transfertë me Laçin. “Mendova se Tirana do e dominonte lojën duke parë atë që ndodhi në pjesën e parë, aq më tepër që edhe Laçi ishte i arnuar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat