Ademi: De Biasin e respektojmë shumë, por momentalisht nuk e kemi opsion

Futboll

Ademi: De Biasin e respektojmë shumë, por momentalisht nuk e kemi opsion

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:36
Ademi

Prej 22 nëntorit të këtij vitit, kombëtarja e Kosovës është pa trajner, sepse largoi sllovenin Primoz Gliha, i cili e drejtoi ekipin vetëm 6 ndeshje, pas shkarkimit të francezit Alan Giresse.

Pas një zhgënjimi në grupin e kualifikueseve të Europianit, te FFK-ja po mendojnë për një fillim të ri në edicionin e ardhshëm, duke e nisur nga një trajner i ri.

Në lidhje me këtë dhe emrat që qarkullojnë së fundmi si De Biasi, presidenti i Federatës së Futbollit së Kosovës Agim Ademi ka sqaruar për “Panorama Sport” situatën me stolin e Kosovës.

Z.Ademi, çfarë po ndodh me stolin e Kosovës, kemi të reja?

Deri nga fundi i janarit, fillimi i shkurtit nuk kemi ndërmend të zyrtarizojmë ndonjë trajner. Jemi në bisedime me disa, por nuk kemi asnjë emër konkret deri tani. Të shohim më tej.

Flitet shumë për një emër si De Biasi, i cili ka shprehur edhe dëshirën për të drejtuar Kosovën, keni kontaktuar me të?

De Biasi është ofruar, na i kanë sugjeruar njerëz të futbollit. I kemi thënë që e respektojmë shumë, por në këto momente nuk e kemi opsion për stolin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat