Sylvinho mes 20 trajnerëve më të mirë në botë te Kombëtaret

Futboll

Sylvinho mes 20 trajnerëve më të mirë në botë te Kombëtaret

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:45
Sylvinho

Kualifikimi i kombëtares shqiptare për herë të dytë në grupet e kampionatit Europian ka mrekulluar të gjithë.

Vëmendja ka qenë e madhe në mediat botërore, teksa meritat i shkojnë edhe trajnerit Sylvinho.

Në vetëm pak kohë, braziliani ka fituar zemrat e të gjithëve, teksa është përfshirë në garë për të qenë  trajneri i vitit 2023.

Emri i 49-vjeçarit figuron në listën e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll.

Trajneri brazilian është në mesin e 20 emrave të trajnerëve të shquar të përfaqësueseve, në listë me emra të mëdhenj si Didier Deshamp, Roberto Martinez, Marcelo Bielsa dhe Lionel Scaloni, me këtë të fundit që shpalli Argjentinën kampione të Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat