Ramos shkruan historinë në Champions League

Futboll

Ramos shkruan historinë në Champions League

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 22:01
Pamje nga ndeshja

Ramos shkruan historinë në Champions League!

Sevilla mbylli këtë të martë rrugëtimin europian, pasi u mund me rezultatin 2:1 nga Lens, duke u renditur në vend të fundit të grupit B në Champions League pas takimit të fundit të fazës së grupeve.

Megjithatë kjo mbrëmje shënoi një moment historik në këtë kompeticion, pasi me golin e realizuar nga pika e bardhë e penalltisë, Sergio Ramos u bë mbrojtësi që ka realizuar më shumë gola në Champions League.

Ramos shënoi golin e tij të 17-të në Champions, duke lënë pas Gerard Pique-n dhe Roberto Carlos, të dy me nga 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat