Donnarumma: Gabimet janë pjesë e jetës

Futboll

Donnarumma: Gabimet janë pjesë e jetës

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 13:36
Donnarumma

Skuadra e PSG arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Champions League edhe falë portierit italian Gianluigi Donnarumma.

Ai bëri dy pritje vendimtare, që i dhanë mundësi francezëve të barazojnë 1-1 në fushën e Borussia Dortmund.

“Falënderoj trajnerin Luis Enrique për besimin e dhënë. Unë përpiqem të jem gjithnjë gati për skuadrën time.

Është e qartë që mund të bëj edhe gabime, jemi njerëz.

E rëndësishme është të ngrejmë kokën lart duke punuar, për të qenë gjithnjë gati”, tha Donnarumma.

Portieri italian është kritikuar pas gabimeve të fundit, por këtë herë skuadra dhe tifozët duhet ta falënderojnë, pasi pritjet e tij ishin gola të sigurtë. “Nuk është e lehtë, por kjo është puna jonë dhe besoj se mund të shkojmë larg”, tha Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat