Partizani thur planin për Kukësin

Futboll

Partizani thur planin për Kukësin

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:50
Partizani

Pasditen e djeshme Partizani ka kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes së të shtunës ndaj Kukësit në “Kukës Arena”. “Demat” vijnë pas 5 barazimesh radhazi dhe situata nuk është më e mira.

Nëse kur fitonte ndeshje në seri Partizani konsiderohej si skuadër e një tjetër niveli, këto rezultate të javëve të fundit e kanë zbehur disi këtë konstatim dhe në skuadër po shfaqen disa probleme të së shkuarës.

Nisur nga gjendja jo më e mirë e mundshme, Partizani po i jep vlerësim të madh ndeshjes së të shtunës në 13:30. Dje trajneri Abilaliaj është përqendruar thuajse tërësisht në aspektin taktik, në përgatitjen sa më të hollësishme të ndeshjes.

Sa u përket lojtarëve me probleme fizike, situata tashmë është përmirësuar ndjeshëm.

Dje me skuadrën nuk janë stërvitur Hoxha, Preka, Bytyçi dhe Koçijan.

Ky i fundit po punon në palestër për problemin që ka pasur në gju. Kote dhe Birçaj gjithashtu nuk ishin në stërvitje, pasi u angazhuan meekipin U-21.

Sa i përket formacionit, Abilaliaj nuk pritet tëbëjë ndryshime, pasi skuadrau përgjigj mjaft mirë, përveçfinalizimit para portës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat