Legjenda gjermane shpërthen

Futboll

Legjenda gjermane shpërthen

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 17:04
Kimishi

Luhatjet e Joshua Kimishit u kanë dhënë terren shumë legjendave në Gjermani të kryqëzojnë formën e mesfushorit 28-vjeçar.

Pas kritikave të pamëshirshme nga Haman, Mario Basler ka qenë i radhës, madje duke këshilluar bordin e Bajernit ta largojë sa janë në kohë:

“Mendoj se bavarezët do të bëjnë një dëm tepër të madh ndaj vetes nëse mbajnë si pjesë edhe sezonin pasues Joshua Kimishin.

Ai ecën në fushë, ndryshe nga sa vraponte më parë. Fiks si elektron, pa asnjë ndikim. Manovrat e tij janë tejet absurde.

Kthen topin te Nojer, më pas e shpërndan lojën te mbrojtja, ndërsa e ka tepër të vështirë krijimin e hapësirave në shërbim të fazës ofensive.

Ndonjëherë e kam të ndërlikuar ta dalloj nga mbrojtësit e tjerë, mban pozita tepër defensive, përkundrazi rolit në fushë, ndërtues.

E kuptoj dëshirën e Joshuas për të qenë lojtar i madh te kampionët, ama fusha demonstron tjetër gjë. Mjafton t’i referohemi sfidës me Frankfurtin, jo vetëm inekzistent në lojë, por edhe i papërgjegjshëm e ku zgjodhi si rrugë më të thjeshtë shmangien”, tha Basler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat