Cuadrado do të operohet dhe pritet të mungojë gjatë

Futboll

Cuadrado do të operohet dhe pritet të mungojë gjatë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:19
Juan Cuadrado

Juan Cuadrado do t’i nënshtrohet një operacioni.

Anësori kolumbian së bashku me një marrëveshje me Interin, kanë rëndë dakord që problemin fizik ta rregullojnë me anë të një operacioni.

Ai ka një shqetësim në tendinën e Akilit në këmbën e majtë, shqetësim i cili e detyron Cuadrado të ketë dhimbje dhe ndalesa të shpeshta.

Mungesa nuk është e shkurtër, por pritet sipas parashikimeve të mungojë 3 muaj. Inter tashmë ka filluar të mendojë për një zëvendësues të mundashëm, dhe aktualisht emri i pëlqyer është Tiago Djalo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat