Karvaljos në llupën e gjigantit anglez

Futboll

Karvaljos në llupën e gjigantit anglez

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:41
Pamje nga një ndeshje

Liverpulli ka kërkuar rikthimin e Fabio Karvaljos nga Lajpcigu, ku ai mbetet në huazim.

Megjithatë klubi gjerman nuk ka dëshirë ta lërë të largohet në janar.

Sipas “Sky Sports”, Lajpcigu ka informuar drejtuesit skuadrës angleze se ka planifikuar qëndrimin e mesfushorit sulmues portugez të paktën deri në fund të sezonit.

Arsyeja kryesore pse Liverpullin kërkon ta ndërpresë huazimin është aktivizimi i paktë i lojtarit në ekipin gjerman. “The Reds” e blenë verën e kaluar Karvaljon te Fulhami për 6 milionë euro, por vendosën ta huazonin, pasi në “Anfield” nuk do të kishte mundësi për t’u aktivizuar menjëherë.

Mirëpo edhe në Bundesligë nuk ka grumbulluar shumë minuta: ka qëndruar në fushë vetëm 347 minuta në 13 paraqitje gjatë gjysmës së parë të sezonit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat