Eliminimi nga Champions djeg

Futboll

Eliminimi nga Champions djeg

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:19
Milani

Milani ka 35 milionë euro arsye për të fituar Europa League.

Krahas prestigjit sportiv dhe mundësisë për të shtuar një trofe që i mungon klubit kuqezi, ka edhe arsye ekonomike për të provuar të pushtojë kompeticionin e dytë më të lakmuar europian.

Sigurisht, edhe në nivel monetar, nuk ka stemën dhe sharmin e Champions League, por në rrugën që të çon në finale në Dublin, djalli mund të marrë në shtëpi një shumë monetare.

Sic raportohet nga La Gazzeta dello Sport, mund të jetë rreth 35 milionë euro për të fituar trofeun. Arritja në play-off garanton gjysmë milioni euro, çdo kualifikim në 1/16-tat vlen 1.2 milionë, në çerekfinale 1.8, në gjysmëfinale 2.8 milionë ndërsa në finale 4.6 milionë.

Fitimi i trofeut, pra, do të garantonte edhe 4 milionë të tjera. Totali shkon në 14.9 milionë euro. Falë renditjes historike, Milanit do ti shtoheshin edhe 20 milionë euro. Kjo është arsyeja pse klubi milanez ka më shumë se disa arsye, përveç atyre sportive, për të arritur te trofeu europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat