Kërcënuan dhe goditën arbitrin, shkualifikohet i gjithë ekipi

Futboll

Kërcënuan dhe goditën arbitrin, shkualifikohet i gjithë ekipi

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Kërcënime dhe ofendime ndaj arbitrit për një penallti të pretenduar, të mos akorduar në minutën e 93-të, dhe gjyqtari sportiv skualifikon të gjithë ekipin, 11 lojtarët që ishin në fushë, dhe drejtorin sportiv.

Episodi, siç raportohet nga shtypi lokal, ndodhi në zonën e Modenës, të dielën, gjatë ndeshjes së futbollit amator të Kategorisë së Parë midis Consolata, ekip i Sassuolo, dhe Monteombraro.

Gjyqtari Giovanni Babini i seksionit të Bologna u detyrua të thërriste policinë kur lojtarët e Consolata (një klub i gjobitur me një mijë euro për fyerjet e mbështetësve të tij ndaj arbitrit) e rrethuan duke kërkuar penallti.

Babini u qëllua edhe pas shpine, me sa duket nga kamerat, prej pjesëtarëve të Consolata, të cilët nuk janë identifikuar, dhe për këtë arsye përfundoi në urgjencë. Pas incidentit ka mbërritur vendimi i gjyqtarit sportiv, i cili skualifikoi të gjithë ekipin dhe drejtorin sportiv Roberto Grasso “për mosdhënie asistence ndaj arbitrit dhe ofendime”.

Vetë Grasso komentoi: “Ne prisnim një dënim, por nuk e kishim menduar që emrat në listë do të lexoheshin dhe të gjithë do të ndëshkoheshin. Në mesin e 11 lojtarëve të skualifikuar ka djem që nuk ishin as pranë arbitrit. Jemi duke vlerësuar nëse do ta dërgojmë çështjen në Apel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat