Gjyqtari nga Kosova, para dhjetë vitesh u promovua në Superligën e Zvicrës, sot zhvillon ndeshjen e 200-të!

Futboll

Gjyqtari nga Kosova, para dhjetë vitesh u promovua në Superligën e Zvicrës, sot zhvillon ndeshjen e 200-të!

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Bekim Zogaj

Bekim Zogaj është referi i njohur me rrënjë nga Kosova që po vazhdon me paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës, por edhe arenën ndërkombëtare.

Ai debutoi para dhjetë vitesh, kurse sot arrin ndeshjen e 200-t të tij në elitën e futbollit zvicerian.

Zogaj është 44 vjeçar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai në rrjetin social Facebook.

"Para 10 viteve u promovova në Superligën Zvicerane.

Sot ndeshja ime e 200-të nw Elitën e Futbollit Zviceran.

Falëminderit te gjithëve të cilët me kanë perkrahë deri me tani! 

Rruga është qëllimi!", ka shkruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat