Ndërlikohet rifinancimi për Zhangun

Futboll

Ndërlikohet rifinancimi për Zhangun

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:20
Zhang

Stiven Zhang vazhdon të punojë për të rifinancuar kredinë e tij me “Oaktree” dhe për të shmangur afatin e majit 2024, por situata duket se po ndërlikohet. Këtë e ka bërë të ditur edhe “Tuttosport”, e cila shpjegon se si fondi amerikan ka kërkuar interesa prej 25% për të zgjatur afatin.

Një shifër e papërballueshme, e cila e shtyu klubin të kthehej diku tjetër: këshilltari “Goldman Sachs” iu drejtua fondeve të “Sixth Street” dhe “Ares Management”, të cilat muajt e fundit kanë ndihmuar Çelsin dhe Barçën të mbledhin shpejt fonde në këmbim të një përqindje të të drejtave televizive.

Në pritje të vijimësisë së bisedimeve, ka një kohë shumë specifike ama për mbylljen e rifinancimit. Gjithçka duhet të përcaktohet deri në fund të janarit, sepse do të duhen tre muaj për të hartuar dhe prodhuar dokumentet e nevojshme.

Prandaj, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në atë datë, ekzekutimi i borxhit dhe shitja e klubit do të bëhej një skenar shumë konkret. Interi ka një situatë borxhi tejet shqetësuese momentalisht. Bilanci përcakton totalin e borxheve në 807 milionë euro dhe tregon një borxh financiar neto prej 308.8 milionësh.

SHPRESA – Nga ana tjetër, pjesëmarrja e radhës në Kupën e re të Botës për Klube, të ardhurat shtesë të lidhura me edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe mbi të gjitha projekti i stadiumit që pritet ende të ndërtohet janë kartat që pritet të luajë pronësia për të dalë nga kjo situatë me grupin “Suning” që ende nuk duket i gatshëm të heqë dorë nga Interi, por që parashikon sakrifica të mëdha për ta mbajtur, në mos pamundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat