Batatina: Djemtë janë më meritorët për këto rezultat

Futboll

Batatina: Djemtë janë më meritorët për këto rezultat

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:48
Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është krenar për fitoren (2:0) kundër Lirisë.

Ai ka thënë se lojtarët merituan fitoren e arritur në Prizren.

“Djemtë janë më meritorët për këto rezultat. Si skuadër kemi krijuar mentalitet fituesi.

Skema e lojës tonë asnjëherë nuk është e njëjtë. Po bëhet një rotacion të cilën po e mbaj për vete dhe nuk po e zbuloj këtu.

Është sistem bashkëkohor. Lirinë e kemi respektuar maksimalisht, por mendoj se duke dhënë maksimumin arritëm me shumë meritë fitore. Kur ke një lojtar si Muhamet Hyseni në skuadër, është lehtë të realizohen golat.

E përgëzoj Muhamet Hysenin i cili nga çdo situatë mund të shënoj gol. Mund të them që dominuam tërë kohën, skuadra krijoi shumë dhe me meritë fituam lojën.

Përgëzoj lojtarët, kryesinë për kushtet dhe tifozët ‘Legjendat’ që i kemi afër në çdo ndeshje”, ka thënë Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat